Kina, leksion SHBA mbi kapitalizmin
06/08/2011 21:00
Kina i dha Shteteve të Bashkuara një mësim të ashpër mbi kapitalizmin sot, duke thënë se Uashingtoni duhet të pranojë faktin e dhimbshëm se ditët kur mund të merrje hua pa kriter kanë mbaruar.
Në një koment të fortë të Pekinit, Shtetet e Bashkuara dënohen për atë që e quajnë çmenduri të borxhit, ndërsa theksohet se bota ka nevojë për një rezervë të re monetare të qëndrueshme.
Kina pretendon se ka të drejtën të kërkojë që Shtetet e Bashkuara të zgjidhin problemet strukturore të borxhit dhe sigurinë e aseteve kineze në dollarë.
Pakt ditë më parë Uashingtoni u kritikua edhe nga kryeministri rus Vladimir Putin, i cili i quajti Shtetet e Bashkuara një vend parazit që jeton me borxhe.
Top Channel