Hiroshima, 66 vjet nga bomba atomike

06/08/2011 17:10

Kur janë bërë 66 vjet nga lëshimi i bombës atomike në Hiroshimë, sfida e re më urgjente se kurrë është të shkohet përtej energjisë bërthamore, edhe për përdorim civil.

Kazumi Matsui, kryetar i bashkisë së qytetit të shkatërruar më 6 gushtin e vitit 1945, ka shprehur dyshimet e tij përpara dhjetra mijëra personave të mbledhur në Memorialin e Paqes.

“Pas Fukushimës, qeveria duhet të pranojë situatën me ndershmëri dhe të rishikojë me shpejtësi politikat e saj për të rifituar besimin e opinionit publik”, ka deklaruar Matsui.

Në Fukushima vazhdojnë të ndihen pasojat e dëmtimit të centralit bërthamor nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Materiali radioaktiv vazhdon të rrjedhë nga centrali prej pesë muajsh dhe kriza ka nxjerrë në dritë edhe lidhjet e ngushta mes qeverisë dhe industrisë së energjitikës.

Tre persona përgjegjës për sigurinë dhe politikat mbi energjinë bërthamore në Japoni, u shkarkuan pak ditë më parë nga detyra për shkak të vazhdimit të krizës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA