Egjipt, Vllazëria Myslimane hap dyert

06/08/2011 18:35

Për herë të parë në historinë e tyre, Vëllezërit Myslimanë kanë zhvilluar publikisht sot një proces votimi për tre vende vakante në radhët e organizatës së tyre.

Bëhet fjalë për tre poste në organizmin drejtues të vllazërisë, e cila njoftoi personalisht mediat dhe opinionin publik në Egjipt.

“Grupi po bën kështu sepse dëshiron të vendosë një model demokracie dhe transparence në prag të zgjedhjeve politike”, e ka komentuar veprimin Mustafa al Sayyid, profesor i shkencave politike në Universitetin e Kajros.

Aktualisht, Vllazëria Myslimane është forca politike më e organizuar e Egjiptit, që pas rënies nga pushteti i presidentit Hosni Mubarak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA