Bursat tronditen, liderët e BE-së me pushime

06/08/2011 02:35

Bursat europiane për të dytën ditë me radhë u mbyllën me humbje dhe pyetja që ka nisur të shtrohet është: ku janë liderët europianë?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po shijon pushimet e saj në Itali, presidenti francez, Nikolas Sarkozi ka udhëtuar në rivierën franceze për të kaluar 3 javë pushime, po ashtu kryeministri italian Silvio Berluskoni është strehuar në vilën e tij jashtë qytetit të Milanos dhe David Cameron në Toskana.

Të vetmit që ndërprenë para kohe pushimet e tyre ishin Komisioneri për Cështjet Monetare në BE, Olli Rehn, kryeministri spanjoll, Zapatero dhe ai portugez Passos Coelho.

Por a duhet të rikthehen në detyrë liderët europianë në këto momente të vështira? Analistët thonë se rikthimi i udhëheqësve të BE-së do të qetësonte disi tregjet. Kathryn Hopkins shkruan për “The Times” se apatia e politikës ka përkeqësuar edhe më tej humbjet dhe se me mungesën e udhëheqësve të vendeve të eurozonës, bursat ndjehen të trembura dhe i druhen përkeqësimit të situatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA