Borxhi, agjencitë e vlerësimit paralajmërojnë SHBA-në

06/08/2011 01:50

Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Standard & Poor’s njoftoi të premten pasdite administratën Obama se po planifikonte të ulte vlerësimin për borxhin e SHBA-së, që aktualisht qendron në rankun, AAA.

S&P njoftoi se do të dilte në një përfundim po ditën e premte. Megjithatë, agjencia e vlerësimit të borxhit, nuk publikoi vlerësimin e ri për SHBA-në.

Sipas CNN, agjencia është tërhequr nga deklarata e mëhershme pas përplasjes me shifrat që zyrtarë të administratës Obama dërguan për ekspertët e Standard & Poor’s.

Por cfarë do të thotë ulje e vlerësimit të kreditimit? S&P, Mood’s dhe agjenci të tjera përdorin sistemin e tyre të vlerësimit nga AAA deri në CCC. Që nga 1917, kur Mood’s e vlerësoi për herë të parë me AAA, SHBA nuk ka rënë prej këtij niveli, c’ka do të thotë se Uashingtoni ka qenë në gjendje të shlyejë brenda afatit borxhet.

Standard & Poor’s synonte zhvlerësimin e borxhit amerikan, nga AAA në AA. Kjo lëvizje do të trondiste tregjet, vecanërisht bankat e nivelit të dytë.

Ekspertët ndërkombëtarë thonë se pavarësisht zhurmës dhe sikur të ndodhë realisht zhvlerësimi i borxhit, Amerika sërish mbetet e aftë për shlyerjen e tij. Pikërisht për shlyerjen e borxhit, të gjitha agjencitë e vlerësimit përkrahin fuqimisht draftin e ri të Kongresit amerikan për rritjen e kufirit të borxhit dhe shkurtimet drastike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA