BE, thirrje për qetësi
06/08/2011 00:10
Komisioneri për Financat, Oli Rehn deklaroi se BE po punon natë e ditë për mbajtjen e situatës nën kontroll.
Ai tha se Spanja dhe Italia nuk do të kenë nevojë për një plan shpëtimi dhe bëri thirrje për qetësi. Por apeloi gjithashtu për ngritjen e Fondit të Stabilitetit prej 440 miliard euro, gjë e cila kundërshtohet nga Gjermania.
Rehn tha se tregjet nuk reaguan ashtu sic pritej ndaj marrëveshjes së 21 korrikut kur udhëheqësit e BE-së vendosën të shpëtojnë ekonomitë e Greqisë dhe disa vendeve të tjera nga kriza e borxheve.
Rehn tha se tashmë bëhet fjalë për një situatë mbarëbotërore që kërkon ndërhyrje të nivelit të G20 apo G7.
Top Channel