Duke vepruar në bazë të urdhërave të gjykatës, policët në Kiev arrestuan
ish-kryeministren ukrainase Julia Timoshenko për shkelje të procedurave
gjyqesore gjatë gjykimit të saj.
Gruaja e hekurt e Ukraines, sic e kane cilesuar ne media, u shoqerua nga forca policore jashte salles se gjyqit, gjest ky qe solli reagimin e menjehershem te simpatizanteve te mbledhur jashte. Ata filluan te therrisnin “turp t’ju vije” dhe u perleshen me policine.
Timoshenko u ndalua me urdher të gjykatësit Rodion Kireyev, pasi ky i fundit u pajtua me një mocion të prokurorisë për arrestimin e saj. Gjate gjykimit, ish-kryeministrja refuzoi kerkesen per t’u ngritur në këmbë ndërkohë që i drejtohej gjyqtarit, duke e fyer në mënyrë të përsëritur atë dhe duke vënë në pikëpyetje objektivitetin e tij. Ishte po Kireyev ai qe pat hedhur poshte një kërkesë të prokurorisë për të arrestuar muajin e kaluar zonjën Timoshenko për sjellje të ngjashme.
50-vjeçarja Timoshenko akuzohet për abuzimin e pushtetit dhe tejkalimin e autoritetit të saj si kryetare qeverie gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje të gazit natyror me Rusinë në vitin 2009. Prokurorët thonë se kjo ishte një marrëveshje e dëmshme për Ukrainën.
Vete Timoshenko i mohon me force te tilla akuza. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Europian e kane denuar procesin kunder Timoshenkos dhe ne pergjithesi fushaten kunder saj dhe disa aleateve te 50-vjecares, duke i cilesuar si forma te nje perndjekjeje selektive te kundershtareve politike.
Gjermania shprehu shqetesim te thelle per prangosjen e Timoshenkos, qe pretendon se procesi kunder saj eshte orkestruar nga presidenti Viktor Yanukovych, nje rival i vjeter me orientim pro-kremlinit. Liderja karizmatike e opozites, nje nga figurat kyce te revolucionit te portokallte te 2004-tes, vuri pasuri te madhe ne vitet 90 bashke me te shoqin Aleksander Timoshenko nga tregtia e gazit, dhe konsiderohet si nje nga grate me me influence ne bote.
Top Channel