“Krizaâ€, Obama telefonon Merkel e Sarkozi
06/08/2011 01:00
Presidenti amerikan Barak Obama ka patur biseduar në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Nikolas Sarkozi lidhur me gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen bursat europiane.
Në njoftimin e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti Obama ka vlerësuar marrëveshjen e 21 korrikut mes lidërve europiane për nxjerrjen nga kriza e borxhit të disa vendeve të eurozonës dhe theksoi nevojën e rëndësinë e zbatimit të plotë të saj.
Kontaktet mes lidërve vijnë në një periudhë kur tregjet botërore, sidomos ato europiane dhe amerikane që prej ditës së djeshme janë të shokuara. Bursat në dy ditë mendohet se kanë djegur rreth 400 miliard dollarë.
Top Channel