
Prokuroria ukrainase ka kërkuar sërish arrestimin e ish-kryeministres
ukrainase Yulia Tymoshenko gjatë seancës së sotme gjyqësore.
Prokurori që po gjykon Tymoshenko, Lilia Frolova, ka kërkuar arrestimin pasi sipas tij, deklaratat dhe sjellja e lideres së opozitës nuk lënë hapësirë për respektimin e normave gjyqësore.
Tymoshenko akuzohet për abuzim me anë të detyrës, për imponimin ndaj kompanisë shtetërore të energjisë, “Naftogaz”, një marrëveshje me rusen “Gazprom”.
Dyshohet se ajo e ka bërë këtë veprim në vitin 2009 pa konsensusin e qeverisë të udhëhequr nga vetë ajo. Për prokurorët e cështjes, cmimi i vendosur në bazë të kontratës së nënshkruar ka qenë në dizavantazh për Ukrainën.
Nga ana e saj, Tymoshenko i hedh poshtë akuzat dhe i cilëson ato si të motivuara politikisht nga rivali i saj politik, presidenti Viktor Yanukovych.
Top Channel