SHBA: Assad s’ka legjitimitet qeverisës

05/08/2011 02:45

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të këmbëngulin në qendrimin e tyre se presidenti sirian, Basha al Assad nuk ka legjitimitetin për të qeverisur popullin e tij, ndaj duhet të largohet.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Assad nuk mund të sundojë më të njëjtin popull ndaj të cilit prej muajsh po shkakton raprezalje që ka cuar në mbi 2 mijë viktima.

Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë nga evropianët, arabët dhe të tjerët që të bëjnë më shumë presion mbi Sirinë, për të ndaluar dhunën vdekjeprurëse mbi protestuesit pro-demokracisë.

Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë ashpërsuar qëndrimet e tyre kundër regjimit të Asadit. Raportet nga Siria flasin për dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet ushtarake në qytetin Hama

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta