Ramazani, në Jeruzalem gjithçka e qetë

05/08/2011 17:50

Janë mbyllur pa incidente faljet e të premtes së parë të muajit të Ramazanit në xhamitë e Jeruzalemit, vendi i tretë i shenjtë i fesë islame.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime të policisë izraelite, e cila ishte e pranishme me rreth 2 mijë agjentë për të ruajtur sigurinë.

Edhe pse në falje nuk lejoheshin meshkujt nën 50 vjeç dhe femrat nën 35 vjeç, më shumë se 100 mijë besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë në rite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA