Britani, agjentët 007, licensë për tortura

05/08/2011 10:45

Agjentët e shërbimeve sekrete britanike, MI5 dhe MI6, u autorizuan të përdornin torturën për të nxjerrë informacione nga të burgosurit.

Lajmin e bën të ditur prestigjozja “The Guardian”, që ka publikuar pjesë të një dokumenti sekret që ka arritur të shohë.

Politika e marrjes në pyetje, shkruan gazeta, u atribuohej funksionarëve të shërbimeve të inteligjencës për të peshuar vlerën e informacioneve me sasinë e dhembjes që duhet të ndjente një i burgosur.

Zbulimi nga e përditshmja “The Guardian” pritet të sjellë reagime të shumta, mes të cilave edhe ato të grupeve të të drejtave të njeriut.

Duket se agjentëve 007, të njohur nga personazhi James Bond i krijuar nga Ian Fleming, përvec licensës për të vrarë u është dhënë edhe një për torturat.

Top Channel