Turqi, zgjidhen krerët e rinj të ushtrisë

04/08/2011 17:00

Presidenti turk Abdullah Gul ka pranuar emërimin e katër krerëve të rinj të forcave të armatosura, pas largimit të katër parardhësve të tyre javën e kaluar.

Ashtu sic pritej, komandanti i ushtrisë, gjenerali Necdet Ozel është emëruar shef i shtabit të përgjithshëm.

Kjo është qëveria e parë civile në Turqi në gjendje të vendosë se cilët persona do të udhëheqin forcat e armatosura të vendit.

Katër krerët e mëparshëm dhanë dorëheqjen pas arrestimit të disa oficerëve, nën akuzën e komplotimit për rrëzimin e qeverisë.

Gjenerali Isik Kosaner dhe krerët e forcave tokësore, detare dhe ajrore dhanë dorëheqjen vetëm pak orë pasi gjykata akuzoi 22 të dyshuarit, mes të cilëve gjeneralë dhe oficerë.

Emërimet e reja vijnë në fund të një takimi të posacëm katërditor të drejtuar nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan.

Ky i fundit përdori dorëheqjet për të promovuar komandantë që pranojnë supremacinë civile, edhe pse ata janë oficerë karriere dhe s’kanë asnjë njollë përsa i përket besnikërisë së tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA