Siria, KS: Të ndalet dhuna

04/08/2011 02:10

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nxorri një deklaratë në të cilën dënohet dhuna e ushtruar nga ushtria siriane ndaj popullsisë civile.

Në deklaratë, KS kërkon dhënien e fund menjëherë të dhunës.

“Këshilli i Sigurimit dënon dhunën dhe forcën e përdorur kundrejt civilëve dhe që bie ndesh me të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratë.

Më tej KS kërkon nga të gjitha palët, përfshirë edhe opozitën siriane që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të ndalen të gjitha format e dhunës, përfshirë sulmet ndaj ndërtesave të institucioneve shtetërore.

Deklarata vijon me kërkesën që të vihen para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e dhunës, por megjithatë nuk rekomandon ndërhyrjen ndërkombëtare në Siri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA