SHBA, shkatërrohet rrjeti pedo-pornografisë

04/08/2011 02:45

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara shkatërruan një rrjet të pedo-pornografisë online.

Mbi 50 persona përfunduan në prangat e autoriteteve federale nën akuzën e pedofilisë dhe nxitjes së dhunës seksuale ndaj minorenëve.

Arrestimet erdhën pas një hetimi federal të nisur që në 2009.

Rrjeti, sipas kryeprokurorit amerikan, Eric Holder ishte ndërkombëtare dhe shtrihej në pesë kontinente në më shumë se 14 shtete. Të akuzuarit vepronin nëpërmjet një faqe interneti të quajtur Dreamboard ku vizitorëve të rinj u kërkohej xhirimi dhe bërja publike e një videoje pedo-pornografike për të pasur akses të plotë.

Kryeprokurori Holder i përshkruan pamjet të tmerrshme që s’kërkojnë koment dhe shtoi se viktimat e rrjetit ishin të gjithë nën 12 vjec, madje kishte edhe foshnje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA