Poloni, shkarkohen 13 oficerë të ushtrisë

04/08/2011 21:30

13 oficerë të lartë të ushtrisë polake janë shkarkuar nga detyra, ndërsa zëvendësministri i Mbrojtjes ka dhënë dorëheqjen lidhur me incidentin ajror të vitit të kaluar në Rusi.

Qeveria njoftoi shkarkimet pasi një raport identifikonte gabimet e bëra nga pilotë të pastërvitur si shkakun kryesor të rrëzimit të avionit.

Presidenti i atëhershëm Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij dhe 94 zyrtarë humbën jetën kur avioni u përpoq të ulej në pistën e mbuluar nga mjegulla.

Për shkak të konstatimeve në raport, krerët e shtetit polak kanë shpërbërë edhe regjimentin e forcave ajrore për fluturimet e personave VIP.

Kryeministri Donald Tusk ka deklaruar se është i vendosur të implementojë sa më shpejt rekomandimet e raportit, që kritikon ashpër regjimentin e 36-të të forcave ajrore.

“Kishte mungesë trajnimi nga instruktorët, pilotët e avionit ishin të mbingarkuar me punë dhe ishin stërvitur pa profesionalizëm”, thoshte raporti i publikuar pak ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA