Ki Mun: Dhuna në Siri, revoltuese

04/08/2011 01:35

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun e quajti tejet revoltuese dhunën e përdorur nga ushtria siriane kundër protestuesve në Siri.

Kreu i OKB-së tha se do të vijojë tentativat e tij për të patur një takim me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“E gjithë bota pa përshkallëzimin e dhunës në Siri dhe të gjithë ndjehemi thellësisht të prekur. Ngjarjet e ditëve të fundit janë tejet revoltuese. Assad s’mund të vazhdojë të vrasë popullin e tij”, tha Ban Ki Mun.

Ndërkohë, dëshmitarët raportojnë për mediat ndërkombëtare se 3 persona të tjerë kanë humbur jetën nga ofensiva e ushtrisë në Hama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA