Fukushima, shkarkohen 3 zyrtarë

04/08/2011 16:30

Tre persona përgjegjës për sigurinë dhe politikat mbi energjinë bërthamore në Japoni, janë shkarkuar nga detyra për shkak të vazhdimit të krizës në centralin atomik të Fukushimës.

Ministri japonez i Tregtisë dhe Industrisë, Banri Kaieda ka deklaruar se tre zyrtarët do të mbajnë përgjegjësi për keqmenaxhimin e impiantit dhe problemeve të tij.

Materiali radioaktiv vazhdon të rrjedhë nga centrali prej pesë muajsh dhe kriza ka nxjerrë në dritë edhe lidhjet e ngushta mes qeverisë dhe industrisë së energjitikës.

Personat e shkarkuar janë shefi i Agjencisë për sigurinë bërthamore, Nobuaki Terasaka, shefi i Agjencisë së energjisë dhe burimeve natyrore, Tetsuhiro Hosono dhe zëvendësministri i Industrisë, Kazuo Matsunaga.

Zoti Kaieda, që luajti një rol kyc në përballjen me krizën në Fukushima, ka deklaruar gjithashtu se ka në plan të dorëhiqet edhe vetë për të marrë përsipër përgjegjësitë.

Por ai nuk ka saktësuar se kur do ta bëjë këtë, pavarësisht një përballjeje të ashpër me deputetët e opozitës në Parlament.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA