Barroso: Kriza e borxhit po përhapet

04/08/2011 17:35

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka paralajmëruar sërish sot se kriza e borxhit të brendshëm po përhapet përtej periferisë së eurozonës.

Në një letër drejtuar qeverive evropiane, ai u ka kërkuar atyre që të japin mbështetjen e tyre të plotë për monedhën e përbashkët evropiane.

Barroso ka deklaruar gjithashtu se qeveritë duhet të ringjallin Fondin Financiar Evropian të Stabilitetit, për të ulur rrezikun e një “epidemie” në eurozonë.

Aktualisht raportohet se Banka Qendrore Evropiane ka blerë obligacione, të cilat sipas agjencisë “Reuters” ishin lëshuar nga Portugalia dhe Irlanda.

Këto dy vende, të prekura nga kriza, vlerësuan se ishte më shtrenjtë të merrje hua në tregjet e hapura dhe se BQE nuk kishte në plan të blinte obligacione të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA