Ahmadinejad shfaqet i moderuar

04/08/2011 20:20

Ndërsa vendet arabe janë përfshirë nga trazirat dhe ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak doli para gjykates i shtrirë në një barrelë, presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad u shfaq publikisht si një udhëheqës i moderuar.

Ai iu referua liderëve arabë, duke thënë se me sjelljen e tyre e detyruan popullin të ngrihet në revolucione.

Ai u shpreh se në Iran nuk ka të tilla situata, pasi zgjedhjet zhvillohen të lira e të drejta.

Sa për liderët opozitarë të arrestuar në Iran, Ahmadinejad tha se, ata kishin probleme me drejtësinë, e cila sipas tij ka bashkëvepruar me policinë në mënyrë të pavarur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA