Afganistan, vritet zyrtari i inteligjencës

04/08/2011 12:10

Nga një sulm me bombë në qytetin verior, Kunduz, është vrarë zyrtari i inteligjencës, Payenda Khan.

Një zëdhënës provincial tha se ai ishte vrarë kur bomba e vendosur në makinën e tij kishte eksploduar.

Tre fëmijë janë plagosur nga ky sulm.Vrasja e sotme ndodhi dy ditë pasi sulmuesit vetëvrasës vranë katër roje, të angazhuar nga një kompani gjermane.

Pjesa veriore e Afganistanit, tradicionalisht, ishte më e sigurt se sa pjesa lindore dhe jugore, por seria e sulmeve aktuale dhe vrasjet i kanë rritur shqetësimet lidhur me siguri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta