Sulm hacker në nivel botëror

03/08/2011 08:05

Zbulohet një sulm masiv informatik që ka prekur 72 institucione në të gjithë botën.

Njoftimi është bërë nga McAfee, ndërmarrja lider në sektorin e sigurisë në internet.

Sipas McAfee, pas këtij sulmi fshihet një qeveri. Ekspertët fajësojnë Kinën.

Vendet e prekura nga sulmi janë Kanadaja, India, Korea e Jugut, Tajvani, Vietnami dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi ishte marrja e materialeve mbi sistemet ushtarake dhe teknologjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA