
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se tre zona të reja të Somalisë janë klasifikuar si të prekura nga kriza e urisë.
Kriza e këtij lloji është shpallur në dy rajone të mëdha jugore, të prekura edhe nga lufta.
“Uria pritet të përhapet në të gjitha rajonet e jugut në katër javët e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të Njësisë së Analizës së Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.
Mbi 11 milionë persona janë prekur nga thatësira më e rëndë në 60 vitet e fundit në Bririn e Afrikës. Njësia e OKB-së ka deklaruar se kriza e urisë ka gjasa të zgjasë deri nga fundi i dhjetorit të vitit 2011.
Gjithashtu, të dhënat e mbledhura nga studimi i kequshqyerjes dhe nga shifrat e vdekshmërisë tregojnë se pragu i krizës së urisë është kaluar edhe në dy rajone të tjera, si dhe në zona përreth kryeqytetit Mogadishu.
Top Channel