I dha bandave 100 000 dollarë për të blerë vota dhe u dënua me 13 vjet burg, SHBA-ja deporton ish-kandidatin presidencial të El Salvadorit Tanket qeveritare në Siri kanë avancuar thellë në brendësi të qytetit të Hamës, për të shtypur protestat opozitare.
Banorët, të cilët kanë folur për agjencinë e lajmeve “Reuters”, kanë deklaruar se tanket kanë arritur Sheshin Orontes, në qendër të qytetit.
Avancimi i tankeve erdhi pas një bombardimi të ri që iu bë më herët qytetit me rreth 800 mijë banorë.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së është i ndarë përsa i përket mënyrës për t’iu përgjigjur gjakderdhjes, e dënuar ashpër nga sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se të paktën 140 persona janë vrarë gjatë protestave, që prej ditës së diel, shumica e të cilëve në Hama.
Ndërkohë që numri total i viktimave të rebelimit që prej muajit mars është mbi 1600 persona. Protestuesit u frymëzuan nga manifestimet e suksesshme në Tunizi dhe Egjipt.
Por në Siri presidenti Assad duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ai ka premtuar reforma, por për dhunën ka fajësuar “grupe kriminale” të mbështetura nga fuqitë e huaja.
Top Channel