Oslo, hiqen lulet nga memoriali i viktimave

03/08/2011 20:35

Banorët e Oslos kanë hequr lulet dhe objektet e tjera të vendosura në memorialin jashtë katedrales së qytetit, në nder të viktimave të sulmeve të 22 korrikut.

Lulet do të kthehen në pleh, qirinjtë do të riciklohen, ndërsa fotografitë e viktimave do të mblidhen nga arkivistët.

Lulet filluan të vendoseshin një ditë pas vrasjeve dhe u zgjeruan si të ishin një tapet, me një sipërfaqe prej 50 metrash, 30 metra përballë katedrales së kryeqytetit.

Një zëdhënës i qeverisë vendore të Oslos tha se letrat e mbetura në memorial do të vendosen tek arkiva kombëtare, për të mbajtur mend atë që kanë thënë njerëzit kur kanë shprehur hidhërimin e tyre.

Vrasja e tetë personave nga bomba dhe e 69 të tjerëve nga të shtënat në kampin rinor të ishullit Utoja tronditi Norvegjinë dhe Evropën.

Ekstremisti i djathtë, Anders Behring Breivik gjatë marrjes në pyetje nga policia pranoi autorësinë e sulmeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA