KS, asnjë rezolutë për dhunën në Siri

03/08/2011 13:25

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk do të miratojë për momentin asnjë rezolutë kundër dhunës në Siri.

Këtë e bëri të ditur ambasadori i Indisë në OKB, Hardeep Singh Puri, i cili drejton forumin më të lartë të OKB-së
 
Pas zhvillimeve të fundit të përgjakshme në Siri, janë shtuar përpjekjet diplomatike për të rritur presionin ndaj regjimit të Damaskut.  

Një projektrezolutë tashmë qëndron prej javësh gati. Por edhe pse në dokumentin në fjalë dënohet vetëm dhuna kundër civilëve, ajo deri tani ka dështuar për shkak të rezistencës së Rusisë dhe Kinës, dy vende këto anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të cilat frikësohen se një rezolutë e tillë mund t’i hapë rrugën, sikurse në Libi, një ndërhyrjeje ushtarake. Me votat e tyre në forumin më të lartë të Kombeve të Bashkuara ato mund të bllokojnë çdo vendim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA