Kriza, në rrezik Italia dhe Spanja

03/08/2011 17:20

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me trajtimin e tregjeve financiare në Itali dhe Spanjë.

Rritja e detyrimeve financiare në këto dy vende ka prekur këtë javë rekordin e të gjitha kohërave në eurozonë.

Ministri italian i Financave, Giulio Tremonti ka zhvilluar bisedime me Jean Claude Juncker, president i vendeve të eurozonës.

Ndërsa kryeministri Silvio Berlusconi do t’i drejtohet me një fjalim Parlamentit italian më vonë gjatë ditës së sotme.

“Zhvillimet e fundit në tregun financiar të Italisë dhe në atë të Spanjës përbëjnë një shqetësim të thellë”, ka deklaruar Barroso.

“Këto zhvillime bien ndesh me bazat e ekonomisë dhe themelet buxhetore të këtyre vendeve, si dhe me hapat që ato po ndërmarrin për të përforucar këto themele”, ka nënvizuar ai.

Detyrimet financiare në Spanjë dhe Itali arritën të martën nivelet më të larta që nga hyrja e euros, duke bërë që dy qeveritë të shkojnë drejt kërkimit të borxheve.

Italia kaloi muajin e shkuar një paketë masash ekstreme prej 48 miliardë eurosh, me qëllim stabilizmin e borxhit të vendit, por kjo nuk i qetësoi tregjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA