Itali, hetim sistemit financiar

03/08/2011 12:30

Për shkak të tronditjes së besimit ndërkombëtar ndaj ekonomisë italiane,
një autoritet i ri kontrolli ka hetuar sistemin financiar të vendit dhe
e ka vlerësuar atë si te qetë.

Falë masave të shpejta për forcimin e bazës së kapitalit dhe për rritjen e likuiditetit bankat u treguan solide, deklaroi organi kontrollues i ngritur nga ministri i Ekonomisë, Giulio Tremonti.

Ky organizëm përbëhet nga përfaqësues të Bankës Qendrore, ministrisë së Ekonomisë si dhe organeve mbikqyrëse të bursës dhe sigurimeve. Italia lufton po ashtu si Spanja kundër infektimit nga kriza e borxheve të vendeve të euros, Greqisë, Irlandës dhe Portugalisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta