Fillon procesi ndaj Mubarak

03/08/2011 08:40

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, ka lënë spitalin e Sharm el Sheikh dhe tashmë do t’i drejtohet Kajros për të qenë i pranishëm në procesin gjyqësor kundër tij që fillon sot.

Së bashku me të do të gjykohen edhe dy djemtë e presidentit, Alaa e Gamal, dhe ish-ministri i brendshëm i Egjiptit, Habib el Adly.

Mubarak do të përgjigjet për akuzën se ka urdhëruar qëllimin me armë zjarri ndaj manifestuesve duke vrarë rreth 800 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA