Qindra civilë të armatosur dogjën Pallatin e Drejtësisë në qytetin e Hamas të shndërruar në një fushë-betejë mes protestuesve anti-qeveritarë dhe ushtrisë në veri të Sirisë.
Sipas agjencisë shtetërore siriane të lajmeve, Sana, Pallati i Drejtësisë është sulmuar nga qindra persona të armatosur dhe të maskuar të cilët pasi kanë sulmuar rojet e sigurisë i kanë vënë flakën atij.
Agjencia i quan “sabotatorë” sulmuesit e Pallatit të Drejtësisë të cilët sipas saj kanë sulmuar dhe forcat e zjarrëfikësve që kanë mbërritur për të shuar flakët.
Lajmi nuk konfirmohet nga burime të pavarura, ndërkohë që mediat ndërkombëtare flasin për një tjetër ofensivë, ndonëse jo në përmasat e dy të mëparshmëve, të ushtrisë siriane ndaj qytetit Hama, të shndërruar tashmë në simbol të qendresës kundër presidentit Bashar Al Assad.
Top Channel