Siri, 24 të vrarë në protestat e djeshme
02/08/2011 10:35
Të paktën 24 persona janë vrarë dje nga forcat e sigurisë në qytete të
ndryshme të Sirisë, 10 prej të cilëve në përfundim të lutjeve në
mbrëmjen e parë të muajit të Ramazanit.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut.
“Dhjetra martirë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat e forcave të sigurisë, gjatë manifestimeve në qytete të ndryshme të vendit, pas lutjeve të mbrëmjes”, ka deklaruar aktivisti.
Dhuna e regjimit të Bashar al Assad ndaj protestuesve është dënuar ashpër nga disa vende të Perëndimit, të cilat kërkojnë dorëheqjen e presidentit.
Top Channel