SHBA, borxhi, Senati kalon paktin

02/08/2011 18:50

Me 76 vota pro dhe 26 kundër Dhoma e Senatorëve në Kongresin amerikan kaloi marrëveshjen e arritur mes republikanëve dhe demokratëve për rritjen e kufirit të borxhit.

Miratimi vjen vetëm pak orë pasi e njëjta marrëveshja kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe i hap rrugë dërgimit të draftit në tryezën e presidentit Obama për firmosje për të hyrë më pas në fuqi. Drafti duhet të dërgohet në tryezën e presidentit amerikan brenda datës dy.

Marrëveshja ngre kufirin e borxhit me 2.4 trilionë dollarë nga 14.3 trilionë që është aktualisht, duke bërë që të kursehen të paktën 2.1 trilionë dollarë në 10 vjet.

Në paktin mes republikanëve dhe demokratëve parashikohet gjithashtu edhe ngritja e një komisioni dypalësh që do të shqyrtojë politikat financiare afatgjata të Shteteve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA