Përgjimet, tjetër arrestim në Londër

02/08/2011 14:45

Një person është arrestuar në kuadër të hetimit të Policisë
Metropolitane mbi përgjimet ilegale të telefonave dhe korrupsionin në
radhët e policisë.

Personi 71-vjecar po merret në pyetje në stacionin policor në veri të Londrës, ku mbërriti në bazë të një thirrjeje rreth orës 10:50.

Personi, që sipas gazetës “The Guardian” ka qenë një figurë kyce në News International, është arrestuar nën dyshimin e organizimit të përgjimeve dhe korrupsionit.

Skandali i përgjimeve coi në mbylljen e gazetës “News of the World”, pjesë e kompanisë News International, në pronësi të manjatit australian Rupert Murdoch.

Operacioni i policisë metropolitane mbi përgjimet është koduar me emrin “Operation Weeting”, ndërsa ai për korrupsionin e agjentëve të policisë “Operation Elveden”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA