Panama, konfiskohet gjysmë ton heroinë

02/08/2011 12:55

Policia në Panama ka sekuestruar mbi gjysmë ton drogë të llojit heroinë,
duke realizuar një ndër konfiskimet më të mëdha të narkotikëve në
historinë e vendit.

Oficerët e policisë gjetën qindra qese plastike të mbushura me drogë, në një makinë në qytetin e largët bregdetar të Hobeas.

Pakot ishin gati për t’u ngarkuar në anije dhe për t’u dërguar në vende të tjera, kanë deklaruar autoritetet lokale të anti-drogës.

Kartelet e drogës po rrisin përdorimin e Amerikës Qendrore për trafikimin e narkotikëve nga Amerika e Jugut për në SHBA dhe Evropë.

Duke njoftuar sekuestrimin e drogës, prokurori panamez Javier Caraballo ka saktësuar se sasia ishte 639 kilogramë, si dhe ka njoftuar arrestimin e 3 personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA