Pakistan, jep për martesë të bijën 5-vjecare

02/08/2011 12:35

I vendosur të martohej sërish pas vdekjes së gruas së parë, Akram, një
banor i fshatit Punxhab në Pakistan, nuk ka hezituar t’i japë dorën e së
bijës 5-vjecare vëllait 25-vjecar të nuses së tij të ardhshme.

Por, teksa të dielën po zhvillohej dreka për martesën mes Irfanit dhe vogëlushes Sana Shehzadi, kanë ndërhyrë forcat e policisë.

Këto të fundit kanë arrestuar të atin e 5-vjecares, si dhe disa të afërm e dëshmitarë, ndërkohë që dhëndri ka arritur të largohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA