Obama: Pakti shmangu falimentin
02/08/2011 19:45
Pak pas kalimit të paktit mes qeverisë dhe opozitës në Senatin amerikan, presidenti Obama u shpreh i kënaqur dhe tha se me këtë votim u shmang falimenti që do të pasonte një situatë shkatërrimtare për ekonominë amerikane.
“Marrëveshja për rritjen e tavanit të borxhit amerikan shmangu falimentin që do të pasonte shkatërrimin për ekonominë amerikane”, tha Obama.
Presidenti amerikan tha më tej se tashmë administrata e tij do të sforcohet për hapjen e vendeve të reja të puëns për të ulur në nivele minimale papunësinë.
Top Channel