Netanyahu: Gati të diskutojmë kufijtë

02/08/2011 12:30

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu është i gatshëm të diskutojë
një paketë propozimesh, që përmban edhe një formulë mbi kufijtë e
ardhshëm mes Izraelit dhe një shteti të mundshëm palestinez.

Me këtë lëvizje, Izraeli synon të lehtësojë përpjekjet e diplomacisë së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të rifilluar negociatat për paqen.

Sipas një burimi të afërt me kryeministrin, Netanyahu është i gatshëm të pranojë formulën e kufijve, por është kundër kthimit në kufijtë e 1967-ës.

Nga ana e tyre vendet e Perëndimit nuk kanë reaguar ende ndaj këtij propozimi, që gjithësesi nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim kyc në procesin e paqes, arritja e së cilës duket ende larg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA