Egjipt, arrestohet gazetarja e BBC

02/08/2011 14:45

Një gazetare e BBC, Shaimaa Khalil, është arrestuar në Sheshin Tahrir, në qendër të kryeqytetit egjiptian, Kajro.

Rrethanat e arrestimit të saj ditën e hënë mbeten të paqarta, por ngjarja ndodhi pasi ushtarët, të mbështetur nga policia, ndërhynë për të pastruar sheshin nga protestuesit.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve “AFP” se protestuesit u rrahën, telefonat e tyre celularë u thyen dhe kushdo që bënte foto u ndalua.

Nga ana e tij, rrjeti informativ britanik ka kërkuar nga autoritetet egjiptiane lirimin e menjëhershëm të Shaimaa Khalil.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për arrestimin e Khalil. Ajo është vetëm një gazetare e mirë që po bënte detyrën e saj”, thuhet në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA