Chavez: Ja look-u im i ri

02/08/2011 12:00

Presidenti venezuelian Hugo Chavez është shfaqur me kokën e tij të
qethur pothuajse në zero, duke deklaruar se flokët kanë filluar t’i bien
për shkak të kimioterapisë.

“Ky është look-u im i ri. Po ju, si jeni?”, ka thënë ai me shaka në anglisht, në një fjalim televiziv nga pallati i tij presidencial.

Presidenti ka deklaruar se trajtimi i tij mjekësor po shkon mirë. Lideri venezuelian, që iu nënshtrua raundit të parë të kimioterapisë në korrik, ka bërë të qartë planin e tij për të rikandiduar vitin e ardhshëm.

Gjatë fjalimit të tij, Chavez është shprehur se, efektet e mjekimit të tij kundër kancerit ishin të pritshme.

“Kimioterapia sulmon gjithë trupin dhe fakti që rënia e flokëve është normale, tregon se mjekimi po funksionon”, ka thënë Chavez.

Presidenti i vendit latin iu nënshtrua një operacioni kirurgjik në Kubë në qershor dhe u kthye muajin e kaluar në ishull për trajtim mjekësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA