Turqi, vriten 3 ushtarë
01/08/2011 19:35
Tre ushtarë turq u vranë si pasojë e një sulmi të rebelëve kurdë në jug-lindje të Turqisë.
Lajmi njoftohet nga forcat e sigurise dhe sipas tyre nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe 3 persona të tjerë, mes të cilëve një funksionar i lartë lokal.
Ky sulm ishte i dyti brenda më pak se një muaji. Më 16 korrik 13 ushtarë turq u vranë nga një sulm i njëjtë i rebelëve kurdë, duke e bërë këtë vit të përgjakshëm po aq sa edhe 2008 ku gjetën vdekjen 17 ushtarë.
Top Channel