Tahiri: Veriu, i padiskutueshëm
01/08/2011 15:50
Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se tema e ndarjes së veriut të Kosovës nuk do të jetë kurrë pjesë e këtij procesi.
“Vazhdimisht e kam theksuar se nuk do të ketë tema politike. Edhe bashkësia ndërkombëtare, në vecanti aleatët tanë SHBA dhe BE, kanë konfirmuar se dialogu ka karakter teknik”, ka pohuar Tahiri.
Reagimi i Tahirit vjen pas tensioneve të regjistruara në veri të Kosovës, ku banorët e komunitetit serb kanë vendosur bllokada pranë pikave kufitare.
Top Channel