Stefanovic e Bogdanovic takime ne Leposavic
01/08/2011 10:00
Shefi i ekipit negociator serb në bisedime me Prishtinën, Borko
Stefanovic dhe ministri për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Goran
Bogdanovic janë takuar në orët e para të mëngjesit me banorë të
Leposavicit.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të Kosovapress, sipas të cilave dy zyrtarët pritet që gjatë ditës të vazhdojnë bisedimet me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler.
Nata në veri ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident, ndërkohë që pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje në veri të Kosovës janë hapur të dielën mbrëma për automjete të lehta dhe autobusë, ku është mundësuar pjesërisht qarkullimi mes veriut të Kosovës dhe Serbisë.
Top Channel