Negociatori serb në procesin e bisedimeve, Borko Stefanovic ka deklaruar se vazhdimi i dialogut mes palëve është i domosdoshëm.

“Përpjekja e Prishtinës që të tërhiqet nga dialogu, për shkak se është e vetëdijshme që edhe veten edhe procesin e ka vënë në pikëpyetje me veprimet e saj që nga 25 korriku, mendoj se nuk është e mirë”, ka pohuar Stefanovic.

Në një intervistë për “REL”, Stefanovic ka vlerësuar se, të gjitha palët duhet të ulin tensionet dhe të kthehen sa më parë në tryezën e bisedimeve.

“Ne nuk kemi dilema, ne e dimë se dialogu është i domosdoshëm”, është shprehur negociatori serb, i cili ndodhet prej mbrëmjes së djeshme në Leposavic.

Më tej, duke komentuar paralajmërimin e ministrit të Brendshëm kosovar, se ai dhe ministri serb Goran Bogdanovic mund të arrestohen, Stefanovic ka nënvizuar se një veprim i tillë nuk i kontribuon vendosjes së qetësisë.

“Kjo nuk i kontribuon askujt. Ne nuk jemi këtu për të provokuar dikë, ne po bëjmë një punë serioze, në kushte të vështira. Është më mirë që këtë krizë ta përfundojmë në mënyrë të qetë, me mendje të kthjllët dhe të nisim dialogun”, ka shtuar Stefanovic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA