Brenda pak orëve do të hidhet në votim marrëveshja e arritur mes republikanëve dhe demokratëve në Kongresin amerikan, lidhur me rritjen e afatit të shlyerjes së borxhit.
Në marrëveshjen e arritur mes dy kampeve politike, parashikohet një rritje e borxhit me 2.4 trilion dollarë që do t’i shtohet kufirit aktual, 14.3 trilion dollarë. Gjithashtu parashikohet edhe ngritja e një komisioni bipartizan për hartimin e politikave financiare afatgjata për SHBA-në.
Marrëveshja duhet të kalojë të dyja dhomat e Kongresit, fillimisht në Dhomën e Përfaqësuesve e më pas në Senat për të mbërritur për firmosje në tavolinën e presidentit Obama.
Gjatë votimit marrëveshja pritet të hidhet poshtë nga elementë në të dy grupet politike në Kongresin amerikanë.
Top Channel