Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se dy zyrtarët serbë, Borko Stefanovic dhe Goran Bogdanovic, mund të arrestohen.

Sipas Rexhepit, kjo gjë mund të ndodhë pasi shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën dhe ministri për Kosovën në qeverinë serbe kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Ministria kosovare e Punëve të Brendshme nuk u ka dhënë leje zyrtarëve të qeverisë së Serbisë për të hyrë në Kosovë”, ka deklaruar Rexhepi për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Stefanovic dhe Bogdanovic kanë hyrë mbrëmë vonë, përmes rrugëve dytësore në Leposavic, ku janë takuar me banorët serbë, ndërkohë që pritet edhe një takim me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA