Putin: SHBA, vend parazit

01/08/2011 18:30

Kryeministri rus, Vladimir Putin i ka quajtur Shtetet e Bashkuara një vend parazit që jeton me borxhe, referuar gjendjes së vështirë të borxheve që po kalon Uashingtoni.

“Bëhet fjalë për një vend që jeton me borxhe. Nuk mbahet dot me burimet e veta, por shpërndajnë përgjegjësitë e tyre tek vende të tjera, njësoj sic bën një parazit”, tha Putin.

Deklarata e kryeministrit rus ka ardhur vetëm një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes republikanëve dhe demokratëve në Kongresin amerikan për rritjen e tavanit të borxhit duke i dhënë fund një debati disa mujorsh politik mes dy kampeve dhe duke shmangur një situatë kritike, sic do të ishte ajo e pezullimit të të gjitha pagesave pas datës 2 gusht, që ishte edhe kufiri kohor. 

Top Channel