Peniani: Gati për bisedime për bërthamoret

01/08/2011 19:50

Korea e Veriut shprehet e gatshme të rinisë bisedimet gjashtë palëshe lidhur me programin e saj bërthamor, por pa vendosur parakushte.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtem koreano-veriore thuhet se Peniani nuk ndryshon qendrim përsa i përket bisedimeve për programin e tij bërthamor dhe se ato duhet të mbahen pa vendosur kushte.

Në bisedimet gjashtë palëshe të mbajtura në vitin 2008 u përfshinë Koreja e Jugut, Korea e Veriut, Kina, Rusia, Japonia dhe  Shtetet e Bashkuara. Bisedimet u ndërprenë pas tërheqjes nga tryeze të Koresë së Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA