Pakti financiar gjallëron bursat
01/08/2011 21:10
Lajmi për arritjen e marrëveshjes në Shtetet e Bashkuara ka krijuar një klimë besimi në të gjitha tregjet financiare të botës.
Sot në mëngjes të gjitha bursat në Shtetet e Bashkuara, Europë dhe Azi janë hapur me ngritje.
Në ditët e kaluara, frika nga një ngërc në politikën amerikane bëri që tregjet të pësonin një rënie të ndjeshme.
Arritja e një marrëveshjeje për ngritjen e tavanit të borxhit ishte kërkuar me ngulm edhe nga FMN, që në rast të kundërt kishte parashikuar një “tërmet” në tregjet globale.
Por pavarësisht rënies dakord, presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se kjo nuk ishte zgjidhja e preferuar prej tij.
Top Channel