Kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg ka bërë sot homazhe para Parlamentit për bashkëpatriotët e tij, për mënyrën se si reaguan ndaj sulmeve të 22 korrikut ku humbën jetën 77 persona.
“Falenderimi im më i madh i shkon popullit norvegjez, që u tregua i përgjegjshëm atëherë kur kishte nevojë, që ruajti dinjitetin e tij dhe që zgjodhi demokracinë”, ka deklaruar Stoltenberg.
Ndërkohë, shumica e norvegjezëve mendojnë se pas ngjarjes tronditëse duhet të përshtaten dënime më të ashpra për krimet e rënda.
Kështu thuhet në një sondazh të kryer një javë pas masakrës, rezultatet e të cilit janë publikuar sot nga mediat norvegjeze.
Autori i sulmeve, Andres Behring Breivik, për veprat e tij kriminale rrezikon maksimumi 21 vjet burg. Sipas sondazhit, 65.5 për qind e të intervistuarve shprehen se dënimi është “shumë i dobët”.
Top Channel