Mullen, i shqetësuar për kufirin afgan

01/08/2011 16:45

Numri një i ushtrisë amerikane ka deklaruar se rajoni kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit vazhdon të mbetet zona më e rrezikshme në botë dhe epiqendër e terrorizmit.

Në një intervistë për BBC, admirali Michael Mullen i ka bërë sërish thirrje Pakistanit që t’u japë fund “parajsave të sigurta” atje.

Admirali Mullen ka vizituar bazat amerikane në jug dhe lindje të Afganistanit, vizitë që pritet të jetë e fundit përpara se ai të tërhiqet nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Mullen është shprehur se shqetësimi i tij më i madh teksa i afrohet fundit të detyrës është destabilizimi i vazhdueshëm i situatës në zonat tribale në kufi me Afganistanin.

Ai ka shtuar se pavarësisht vdekjes së Osama bin Laden, pasardhësit e sheikut janë ende duke komplotuar operacione përtej rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA